Home

Kush jemi?

 

Shoqeria Prodata shpk ështe themeluar në vitin 2013 nga një menaxhim i huaj me eksperiencë më shumë se 20 vjeçare në fushën e nënkontraktimit të shërbimeve të Marketingut financiar për llogari te grupeve bankare apo të shoqërive të sigurimit. 

 

Prodata shpk lindi si pasojë e një kërkese gjithnjë në rritje për formim profesional të agjentëve dhe reklamuesve të produkteve financiare.  Falë intuitës së vet bordit drejtues, Prodata në Shqipëri, ka parandjerë kërkesën për krijimin e një personeli tejet të specializuar dhe të aftë për të ofruar shërbime nënkontraktimi për klientët dhe partnerët ndërkombëtare duke u kthyer kështu në nje shoqëri lider në kete sektor. Vendimi për të investuar që prej momentit të parë në formimin e një personeli të ri në moshë, sipërmarrës dhe tejet i motivuar, dhe po ashtu, investimi në teknologji dhe pajisje ndër më të avancuarat rezulton të jetë zgjedhja e duhur dhe garanton vendosjen e  marrëdhënieve kontraktuale me shoqëri të huaja në kërkim të standarteve më të larta ndërkombëtare. 

Godina kryesore e shoqërisë është e vendosur në një nga zonat rezidenciale më tërheqëse të qytetit, me një sipërfaqe prej më shumë se 2000 m2 dhe numëron më shume se 250 punëmarrës. Shoqëria Prodata shpk, ndryshe e njohur edhe si “Working Village”, zhvillon aktivitetin e saj përmes 9 Departamenteve, 8 nga të cilët janë operacional dhe njëri është Didaktik (Akademi/Trajnime) Ambjentet e punës karakterizohen nga hapësira të bollshme dhe të ndriçuara. Bari dhe Restoranti i shoqërisë i  ndodhur brenda godinës krysore i jep mundësi të gjithë stafit të relaksohen dhe ushqehen gjatë pushimit ditore dhe atij të drekës. 

Personeli përbëhet kryesisht nga të rinj me moshë mesatare nën 30 vjeç, i kombësive të ndryshme, dhe shumë gjuhësh, produkt i një proçesi përzgjedhës tejet i detajuar jo vetëm në nivel kombëtarë por edhe nga vëndet e komunitetit europian si dhe jashtë tij. 

Kalimi me sukses i testeve përzgjedhëse i jep të drejtë kandidatëve të realizojnë trajnimin formues pranë klasave të trajnimit. Secili prej kanidatëve që merr pjesë në kursin e trajnimit formues paguhet prej ditës së parë të fillimit të kursit sikundër parashikohet edhe në “Prokollin e Mirëseardhjes” të shoqërisë. Ky rrugëtim lehtëson integrimin e kandidatëve  dhe garanton mundësinë e tyre për t’iu përkushtuar totalisht të mësuarit.